Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: QNR-ja thotë se pritet të përfundojë rinumërimi


Sot pritet të përfundojë rinumërimi i votave për 40% të vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Ky rinumërim pritet të qartësojë, në radhë të parë, disa dilema dhe dyshime te subjektet politike se kishte manipulime me votat e kandidatëve për deputetë, brenda subjektit të njëjtë politik.

Po ashtu, KQZ-ja ka paralajmëruar se nëse vërehen parregullsi të mëdha, do të përsëriten votimet nëpër qendra të caktuara.

“Mendojmë se më 4 janar do të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave nga 760 vendvotime sa ishin gjithsej në procesin e rinumërimit”, ka thënë Burim Ahmeti, udhëheqës i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR).

Ndërkohë, KQZ-ja po i bën përgatitjet e fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skenderaj, Deçan dhe në dy vendvotime, një një Lipjan dhe tjetri në Malishevë.

Për këtë proces rivotimi, parashihen edhe tri ditë fushatë zgjedhore.

Ka premtime se do të ketë monitorim të rreptë të procesit. Parashihet që 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendës do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës së diel nëpër qendrat e votimit.
XS
SM
MD
LG