Ndërlidhjet

KE: Përdorimi i euros në Estoni – pa probleme


Fillimi i përdorimit të euros në Estoni, më 1 janar të këtij viti, ka kaluar pa probleme, kanë njoftuar Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

“Tranzicioni po zbatohet pa probleme dhe sipas planit të përcaktuar”, thuhet, pos tjerash, në një kumtesë të Komisionit Evropian.

Në këtë mënyrë, Estonia u bë vendi i 17-të i Bashkimit Evropian, që u përfshi në eurozonë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Estonia është ish vendi i tretë komunist në BE, pas Sllovenisë dhe Sllovakisë, që e ka pranuar përdorimin e euros.
XS
SM
MD
LG