Ndërlidhjet

Irani kritikon Gjermaninë



Ministria e Jashtme e Iranit ka tërhequr vërejtjen se fushata për lirimin e dy gazetarëve gjermanë mund të jetë kundër produktive. Gjermania duhet të mos ta politizojë çështjen, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Ramin Mehmanparast.

Dy gjermanët u arrestuan rreth tre muaj më parë pasi kishin intervistuar djalin e Sakineh Ashtianit, gruas së dënuar me vdekje për tradhëti bashkëshortore.

Sipas Teheranit gazetarët gjermanë kishin hyrë me viza turistike dhe kishin nisur aktivitetin e gazetarit edhe pa marrë dokumentat e nevojshme.

Rreth 100 figura të njohura gjermane, përfshi drejtues të biznesit, ministra dhe yje të sportit të dielën i bënë thirrje publike Iranit të lirojë dy gazetarët.
XS
SM
MD
LG