Ndërlidhjet

Franca kërkon përgjigje evropiane për sulmet e të krishterëve



Ministrja e Jashtme e Francës, Mishel Aliot-Mari i ka bërë thirrje Evropës që të dalë me përgjigje të bashkërenduar ndaj sulmeve të krishterëve në Lindjen e Mesme.

Aliot-Mari ka thënë se ajo do t’i dërgojë një letër kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton, ku do të kërkojë që “jo vetëm Franca, por e gjithë Evropa ta trajtojë këtë problem në tërësinë e tij”.

Ajo tha se ka kërkuar që çështja të ngritet në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në 31 janar.
XS
SM
MD
LG