Ndërlidhjet

SHBA, BE: Keqardhje mbi vendimin e Bellorurisë për OSBE-në



Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën keqardhje për përfundimin e misionit të OSBE-së në Bellorusi.

Deklarata e nënshkruar nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, thotë se “mandati i misionit nuk është kompletuar, siç lë të kuptohet vlerësimi kritik i OSBE-së për zgjedhjet presidenciale”.

Javën e kaluar Minsku refuzoi ta ripërtrijë mandatin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në kryeqytetin e Bellorurisë.
XS
SM
MD
LG