Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvritet djali i shahut të Iranit



Alireza Pahlavi, djali më i ri i ish shahut të Iranit, ka kryer vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara.

Reza Pahlavi, djali më i madh i shahut, ka thënë se Alireza Pahlavi, 44 vjeç, i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij në Boston.

Njoftimi thotë se Alireza Pahlavi është përpjekur vite me radhë ta luftojë depresionin lidhur me fatin e vendit të tij dhe humbjen e babait dhe motrës.

Shahu Mohamed Reza Pahlavi u përmbys në Revolucionin Islamik në vitin 1979, dhe një vit më vonë vdiq në Egjipt.
XS
SM
MD
LG