Ndërlidhjet

SHBA të shqetësuara për sulmet ndaj të krishterëve



Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” lidhur me sulmet e shpeshta ndaj besimtarëve të krishterë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Departamenti i Shtetit e dënoi dhunën e motivuar nga arsyet religjioze, dhe tha se administrata Obama është e shqetësuar nga sulmet e fundit kundër të krishterëve në Irak, Egjipt dhe Nigeri.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, u bëri thirrje qeverive të këtyre vendeve që autorët e sulmeve t’i nxjerrin para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG