Ndërlidhjet

Tre ditë zie kombëtare në Pakistan



Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në Pakistan pas vrasjes së guvernatorit të provincës Punxhab, rajonit më të populluar pakistanez.

Vrasja e guvernatorit Salman Tasir, me gjasë nga një truproje e tij, është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian dhe nga Kombet e Bashkuara.

Ceremoniali mortor i të ndjerit pritet të mbahet sot në Lahore, kryeqytet i provincës Punxhab.

Tasir u qëllua për vdekje afër shtëpisë së tij në kryeqytetin Islamabad. Autoritetet thanë se vrasësi i dyshuar është një truproje i tij, i cili i kishte kundërshtuar kritikat publike të guvernatorit ndaj ligjit për blasfemi, i cili parasheh dënim me vdekje për fyerje të Islamit.

Ministri i brendshëm, Rehman Malik, tha se hetimet do të tregojnë nëse vrasësi ka vepruar vetë apo ka qenë pjesë e një komploti.
XS
SM
MD
LG