Ndërlidhjet

Çavez sugjeron ambasadorin e ri amerikan në Venecuelë



Presidenti i Venecuelës Hugo Çavez ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do të duhej të emërojnë aktorin e Holivudit Shon Pen apo regjisorin Oliver Stoun për ambasador të ri amerikan në Karakas.

Çavez i bëri këto sugjerime pas vendimit të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar që t'a tërheqë vizën për ambasadorin e Venecuelës në Uashington.

SHBA tha se hapi u bë si përgjigje ndaj refuzimit të Venecuelës për të emëruarin e administratës Obama për ambasador në Karakas.

Çavez gjithashtu sugjeroi se ambasador amerikan mund të jetë gjuhëtari dhe filozofi Noam Çomski.
XS
SM
MD
LG