Ndërlidhjet

logo-print

Kryediplomati i Iranit viziton Irakun



Ushtruesi i detyrës ministër i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ndodhet në Irak në vizitë, e cila synon t'u japë shtysë marrëdhënieve ndërmjet dy fqinjëve.

Kjo është vizita e parë e Salehit apo ndonjë zyrtari tjetër iranian, prej formimit të qeverisë së Irakut, nëntë muaj pas zgjedhjeve të marsit.

Irani dhe Iraku luftuan tetë vjet në vitet e 1980-ta, një luftë që la qindra mijë të vdekur nga të dy palët.

Lidhjet ndërmjet Iranit të dominuar nga shiitët dhe shumicës shiite në Irak janë ngrohur dukshëm pas përmbnysjes së regjimit të Sadam Huseinit nga invazioni i prirë nga SHBA-të në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG