Ndërlidhjet

Vritan katër militantë në Dagestan



Autoritetet thanë se katër militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një vërsuljeje në republikën ruse të Dagestanit në Kaukazin Verior.

Komiteti kombëtar kundër terrorizmit tha se tre oficerë të shlërbimit të sigurisë FSB u plagosën kur kryengritësit u përpoqën të çajnë rrethimin nga një shtëpi në qytetin Kasajurt, ku ishin rrethuar nga forcat e sigurisë.

Në një incident tjetër të martën, një polic u vra kur udhëtarët e një automjeti hapën zjarr gjatë kontrollit në një postbllok në kryeqytetin Mahaçkalla.

Militanti i dyshuar që ndodhej në makinë gjithashtu është vrarë nga policia.
XS
SM
MD
LG