Ndërlidhjet

Pakistan: U varros guvernatori, që ishte vrarë nga truproja e tij


Guvernatori i provincës Punxhab në Pakistan, Salman Taseer, që dje ishte vrarë nga truproja e tij, është varrosur sot në qytetin Lahore.

I ndjeri Taseer, ishte anëtar me ndikimin i Partisë së Popullit, që është në qeveri, dhe ishte i njohur si njëri nga politikanët më të moderuar pakistanezë.

Në varrim ishin tubuar mijëra vetë.

Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Reza Gilani, dhe disa ministra të qeverisë, poashtu, morën pjesë në ceremoninë e varrimit.

Nga ana tjetër, disa liderë religjiozë e kanë lavdëruar vrasësin e guvernatorit dhe kishin ftuar për bojkot të varrimit.

Ministri i brendshëm ka thënë se hetimet do të tregojnë se vrasësi a kishte vepruar i vetëm apo ishte pjesë e konspiracionit më të gjërë.
XS
SM
MD
LG