Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Në Prokurori – 133 ankesa për procesin e zgjedhjeve


Prokuroria e Shtetit thotë se i ka marrë 133 ankesa nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave subjektet politike janë ankuar lidhur me parregullsitë, që e kanë shënuar procesin e zgjedhjeve më 12 dhjetor 2010.

Mëtutje, Prokuroria njofton se nga këto 133 raste, më së shumti sosh janë në kompetencë të Prishtinës (48), pastaj vjen Prizreni (26), Mitrovica (19), Peja (14), Ferizaj (14), Gjilani (7) dhe Gjakova (2). Tri raste ende “janë të paidentifikuara” se cilit rajon i përkasin.

Prokuroria e Shtetit thotë se kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, ka kërkuar nga prokurorët kompetentë, që këto raste të shqyrtohen me prioritet.
XS
SM
MD
LG