Ndërlidhjet

KMDLNJ: Termokosi po sillet me papërgjegjësi ndaj qytetarëve


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në një letër drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësim të thellë me gjendjen e furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës, e posaçërisht për institucionet edukative, shëndetësore e të tjera.

“Krejt kjo është pasojë e papërgjegjësisë së menaxhmentit të ngrohtores së qytetit Termokos”, thuhet pos tjerash, në letrën e KMDLNJ-së.

Mëtutje, në letrën drejtuar Isa Mustafës, ky këshill “konsideron se është diskriminues propozimi juaj se do të ndani mjete vetëm për ngrohje të institucioneve parashkollore, shkollore dhe shëndetësore”, pasi, siç thuhet më tutje në letër, për shkak të moshës dhe kapaciteteve pranuese “të gjithë nuk mund të shkojmë në këto institucione, vetëm për të shpëtuar nga acari”.

KMDLNJ-ja kërkon që Isa Mustafa të ndërmarrë masa për gjetjen e zgjidhjes, sepse papërgjegjësia e kësaj ndërmjarrjeje është “njëkohësisht edhe papërgjegjësi e institucioneve mbikëqyrëse të Komunës së Prishtinës”.
XS
SM
MD
LG