Ndërlidhjet

Banka Botërore: Shiten letrat e para me vlerë në monedhë kineze


Banka Botërore i ka hedhur në treg letrat e para me vlerë në monedhën kineze juan.

Banka tha se letrat me vlerë (bondet) prej 500 milionë juanë (76 milionë dollarë), të lëshuar në Hong Kong, janë blerë kryesisht nga institucionet financiare, kompanitë dhe individët e pasur me seli në territorin kinez.

Kjo lëvizje shihet si ndihmë për Kinën, derisa ajo po përpiqet ta shtoj përdorimin e monedhës së saj edhe jashtë kufijve.

Juani nuk tregtohet në tregjet globale monetare, por Pekini e ka dobësuar kontrollin dhe vitin e kaluar pat filluar t’i lejoj kompanitë e jashtme, që të lëshojnë kredi në juan.
XS
SM
MD
LG