Ndërlidhjet

KQZ: Nuk akreditohen vëzhguesit e rivotimeve më 9 janar


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më sot ka marrë 985 aplikacione nga partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet ndërkombëtare, për akreditimin e vëzhguesve në rivotimet e 9 janarit.

Por, KQZ-ja, thotë se nuk e ka miratuar akreditimin e këtyre vëzhguesve, pasi në lista janë gjetur emra të personave të, cilët në zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë qenë anëtarë të Këshillave Komunale Zgjedhore.

Anëtarët e KQZ-së kanë kthyer prapa listat në zyrën e Regjistrimit të Partive Politike, për rishikim të emrave.

Nga ana tjetër, pas përfundimit të rinumërimit të votave në 760 vendvotime në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010, janë gjetur disa parregullsi dhe pritjet janë të anulohen votat e hedhura në disa vendvotime, në komuna të ndryshme të vendit.
XS
SM
MD
LG