Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Robert Gibbs thotë se tërhiqet nga posti i zëdhënësit


Robert Gibbs, zëdhënës i presidentit amerikan, Barak Obama, tha sot se do të tërhiqet nga ky post. Ai tha se në fillim të shkurtit do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Robert Gibbs është njëri nga këshilltarët më të afërt të Barak Obamës dhe luan rol qendror në Shtëpinë e Bardhë, meqë nuk është i kufizuar vetëm në postin e sekretarit për shtyp.

Megjithatë, zoti Gibbs tha se do të punoj në fushatën për rizgjedhjen e Barak Obamës, në vitin 2012, dhe se do të vazhdoj ta këshilloj presidentin, por tash jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Kandidatë të mundshëm për ta marrë këtë post në Shtëpinë e Bardhë, janë zëvendësit e tij aktual, Bill Burton dhe Josh Earnest, dhe Jay Carney, sekretar për shtyp i zëvendëspresidentit, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG