Ndërlidhjet

Maqedoni: Prodhuesit e duhanit e bllokuan kufirin me Greqinë


Disa qindra prodhues të duhanit në Maqedoni e kanë bllokuar sot kufirin me Greqinë, në shenjë proteste për çmimet e caktuara nga qeveria për prodhimet e tyre.

Protesta, që ishte monitoruar nga policia, i kishte penguar shumë maqedonas, që kishin planifikuar të udhëtojnë në Greqi për festat e Kërshëndellave Ortodokse, raporton agjencia MIA.

Prodhuesit kanë kërkuar nga qeveria që një kilogram i duhanit të paguhet 3.12 euro.

“Puna jonë duhet të paguhet ashtu siç e ka vlerën, në të kundërtën ne do të ndërmarrim masa më radikale”, tha kryesuesi i protestuesve Kire Nedelkovski.

Ministria e bujqësisë e Maqedonisë ka njoftuar se i ka blerë afro 1.6 milionë kilogram të duhanit, prej 25 milionë kilogramëve, prej 13 dhjetorit. Çmimi mesatar ishte afro 143 denarë (2.32 euro) për kilogram.

Javën e kaluar, disa qindra prodhues në pjesën jugore të Maqedonisë, kanë protestuar me kërkesa të ngjashme.
XS
SM
MD
LG