Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Ministri iranian arriti në Bagdad për nxitjen e raporteve


Minsitri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, tha se vendi i tij shpreson t’i nxisë raportet me qeverinë e re të Irakut në të gjitha fushat.

Ai ka pasur sot takim me ministrin e jashtëm irakian, Hoshyar Zebari. Pos tjerash, është diskutuar edhe për fatin e një grupi opozitar iranian, për të cilin Teherani kërkon që të dëbohet nga Iraku.

Grupi Mujahedeen-e-Khalq ka luftuar së bashku me Irakun kundër Iranit, gjatë luftës ndërmjet dy vendeve në vitet e 80-ta.

Por, tash ky grup nuk shihet me sy të mirë, pasi raportet ndërmjet dy fqinjëve, të dominuara nga shiitët, janë më të ngrohta.

Regjimi irakian i Sadam Huseinit, i dominuar nga sunitët, është përmbysur nga invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG