Një raport i ri i botuar në "British Medical Journal" e cilëson mashtrim studimin që lidh autizmin me vaksinat e marra nga fëmija në vitet e para të jetës.
Raporti thekson se autori i studimit, Dr. Endrju Uejkfild, nuk ka gabuar, por i ka falsifikuar të dhënat qëllimisht. Studimi i botuar në vitin 1998 rriti shqetësimin e prindërve se vaksinat mund të ishin të rrezikshme. Kjo shkaktoi shkallë të ulët të imunizimit për një grup sëmundjesh.
Studimet e botuara më vonë kanë arritur në përfundimin se nuk ka lidhje mes vaksinave dhe prekjes nga autizmi. Uejkfild prej kojësh nuk ka të drejtë ta ushtrojë profesionin e mjekut në Britani.