Ndërlidhjet

Republikani Bejnër në krye të Dhomës së Përfaqësuesve



Republikani Xhon Bejnër është zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikane. Partia Republikane fitoi shumicën e vendeve në dhomën e ulët të Kongresit pas zgjedhjeve të nëntorit, duke ia marrë kontrollin demokratëve të presidentit Obama.

Bejnër, i zgjedhur nga shteti i Ohajos, në fjalën e tij tha se tashmë republikanët duhet të përmbushin premtimet zgjedhore, si shkurtimi i taksave, zvogëlimi i administratës dhe të ndihmojnë në krijimin e kushteve për të rritur numrin e vendeve të punës.

"Jemi mbledhur sot këtu në një kohë sfidash të mëdha. Thuajse një në çdo dhjetë nga fqinjët tanë është i papunë. Sigurimi shëndetësor për familjet amerikane është në rritje. Defiçiti shpejt do të lërë në hije gjithë ekonominë tonë. Punë e madhe dhe vendime të vështira i takojnë këtij sesioni të 112-të të Kongresit. Nuk mund të dështojmë e as nuk mund të vonohemi. Njerëzit votuan që të ndryshohej praktika aktuale e funksionimit të gjërave dhe sot ne fillojmë të zbatojmë kërkesat e tyre", tha Bejnër.

Si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve Bejnër është i dyti në rradhë, pas zëvendëspresidentit Bajden, për të zëvendësuar presidentin në rast vdekje apo ndonjë problemi që i pamundëson atij kryerjen e detyrës.
XS
SM
MD
LG