Ndërlidhjet

Polonia kërkon fonde për disidentët e Minskut



Polonia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të ndihmojë në financimin e disidentëve në Bjellorusi, pas zhvillimeve që pasuan zgjedhjet e fundit në këtë vend. Bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar zgjedhjet në Bjellorusi dhe dhunën kundër aktivistëve të opozitës.

Ambasadori polak në Uashington i krahasoi përpjekjet e aktivistëve të opozitës në Bjellorusi me ato të Solidaritetit në vendin e tij, që çuan në rrëzimin e komunizmit.

Diplomati polak tha se Polonia planifikon të ftojë muajin e ardhshëm një numër vendesh, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara në një konferencë donatorësh për lëvizjen demokratike në Bjellorusinë fqinje.
XS
SM
MD
LG