Ndërlidhjet

I dërguari amerikan në Pekin për Penjanin



I dërguari amerikan për Korenë e Veriut, Stefan Bosuorth, gjendet sot në Pekin, në përpjekje për të zgjidhur konfliktin mes dy koreve.

Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut janë më të lartat krahasuar me situatën gjatë viteve të fundit. Përkeqësimi i gjendjes erdhi pas sulmeve me artileri nga forcat verikoreane drejt një ishulli që i takon Koresë së Jugut. Katër persona, mes të cilëve dy civilë, humbën jetën nga sulmet.

Presionet mbi Kinën janë shtuar nga bashkësia ndërkombëtare, pasi Pekini është aleati më i ngushtë dhe më i rëndësishëm i Penjanit.
XS
SM
MD
LG