Ndërlidhjet

"Rasti Medicus", sërish sot në Gjykatë


Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë mëngjesin e sotëm po zhvillohet seanca e konfirmimit të akuzës për rastin e klinikës Medicus.

Seanca e parë e konfirmimit u mbajt më 14 dhjetorin e kaluar, derisa u vendos vazhdimi për në 6 janar për shkak të disa mosmarrëveshjeve ligjore.

Në rastin e klinikës Medicus janë shtatë të pandehur, të cilët akuzohen për përfshirjen në një rrjet të trafikimit me njerëz, duke rekrutuar, transportuar dhe shfrytëzuar njerëz për zhvendosjen dhe transportimin e pjesëve të trupit; pastaj për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, veprime të paligjshme mjekësore dhe procedura të tjera mjekësore, përfshirë zhvendosjen e organeve njerëzore dhe transportimin e tyre.

Hetimet kanë filluar në vitin 2008 nga Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG