Ndërlidhjet

logo-print

Irani arreston një amerikane



Autoritetet iraniane kanë arrestuar një amerikane nën dyshimet për spiunazh. Sipas mediave iraniane, 55 vjeçarja kishte paisje spiunazhi në trup në momentin e ndalimit nga autoritetet. Të njëjtat burime theksojnë se ajo po hynte në Iran pa vizë nga Armenia. Arrestimi nuk është konfirmuar nga autoritetet përkatëse.

Në Iran gjenden të burgosur dy shtetas amerikanë, të arrestuar në vitin 2009. Edhe ata akuzohen për spiunazh.
XS
SM
MD
LG