Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Rrokulliset autobusi nga Kosova, s'ka viktima



Akulli i ka bërë të rrezikshme rrugët gjermane dhe duket se është fajtor për një aksident në autostradën kryesore ku u lënduan 30 vetë, katër prej tyre seriozisht.

Një autobusi që duket se vinte nga Kosova, ka rrëshqitur dhe është goditur nga një kamion italian mëngjesin e sotëm në autostradën afër qytetit Augsburg.

Agjencia DPA raportoi se autobusi është rrokulisur

Policia tha se ngasësi i autobusit ishte përpjekur shumë për të shmangur përplasjen e dy makinave.

Autostrada i lidh qytetet Shtutgart dhe Mynih.

Në mbarë Gjermaninë raportohen qindra aksidente rrugore si pasojë e ngricave.
XS
SM
MD
LG