Ndërlidhjet

logo-print

Bastisje në veri të Mitrovicës



Stacioni policor veri në Mitrovicë ka bastisur mbrëmë një shtëpi private të 37 vjeçarit, I.V., i përkatësisë etnike serbe në veri të Mitrovicës.

Bastisja është bërë në kërkim të provave ose arsyeve të tjera në lidhshmëri me informatat e mbledhura operative për mundësi të gjetjes së materialit propagandues dhe nacionalist, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit, hetuesit policor kanë arritur që të gjejnë elemente dhe prova të mjaftueshme për të cilat edhe është iniciuar bastisja, me ç’rast janë sekuestruar një sasi e konsideruar e dokumenteve nacionaliste dhe materialit propagandues, vule, kompjuter dhe telefon celular.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, është informuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore në rastin e bastisjes ndërsa rasti fillimisht ishte iniciuar si vepër penale “kanosje” të paraparë në bazë të kodit penal të Kosovës.
XS
SM
MD
LG