Ndërlidhjet

'Rrëmbyesi' i aeroplanit turk me probleme mendore



Mediat turke raportuan se pas hetimit që policia i ka bërë një të dyshuari për rrëmbim të aeroplanit, është konstatuar se ai vuan nga sëmundje mendore.

40 vjeçari Jashar Xhuma u përpoq me forcë të hynte në kabinën e pilotit të aeroplanit të kompanisë Turkish Airlines, i cili fluturonte nga Oslo në Stamboll, duke pohuar se ka bombë.

Ai deshte që aeroplani menjëherë të kthehet në Oslo, por u mposht nga udhëtarët tjerë.

Pas aterimit të aeroplanit, ai u arrestua.

Ndërkohë, mediat norvegjeze raportuan se ai kishte jetuar si azilkërkues në veriperëndim të Norvegjisë.
XS
SM
MD
LG