Ndërlidhjet

Strasburg: Gjykata kundër Lituanisë, mbështet ish presidentin



Gjykata evropiane për të Drejtat e NJeriut ka vendosur se Lituania në mënyrë të paligjshme e ka penguar ish presidentin Rolandas Paksas që të garojë për parlament në vitin 2004.

Gjykata tha sot se parlamenti i Lituanisë e ka shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur e ka miratuar rregulloren e re të zgjedhjeve, duke ua ndaluar njerëzve që ishin hequr nga detyra të bëhen deputetë.

Paksas, i cili u hoq nga detyra në vitin 2004 pas pretendimeve se kishte abuzuar me pushtetin, ishte ankuar në gjykatë se rregullorja ishte miratuar vetëm për t'a penguar atë që të mos kandidohet në parlament.

Gjykata me seli në Strasburg nuk e dëmshpërbleu Paksasin me kompensim financiar.
XS
SM
MD
LG