Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dërgon edhe 1.400 marinsa në Afganistan



Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgojnë edhe 1.400 marinsa shtesë në Afganistanin jugor.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dejvid Lapan tha se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka miratuar forcën shtesë "për t'i shfrytëzuar dhe konsoliduar përfitimet e arritura".

Gazeta Wall Street Journal raportoi se forcat luftarake mund të arrijnë në Afganistan kah mesi i janarit.

Në Afganistan aktualisht ndodhen rreth 97 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG