Ndërlidhjet

logo-print

Shala: Rritja e pagave, nga kursimet që nuk cenojnë shtetin


Financimi i rritjes së pagave për kategoritë që paguhen nga buxheti i Kosovës, do të bëhet “nga kursimet, të cilat nuk e cënojnë funksionalitetin e shtetit”, ka thënë Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave.

Rritja e pagave për këto kategori do të bëhet duke nisur nga 1 janari i këtij viti, në bazë të vendimit të qeverisë në dorëheqje.

Sipas Shalës, rritja e pagave kap shumën prej 100 milionë eurosh.

Ai ka thënë se “ekzistojnë mundësitë për kursime dhe ato mundësi janë evidencuar gjatë vitit 2010”.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka marrë vendim për rritje pagash në sektorin publik dhe ka hedhur poshtë akuzat se “kjo rritje është fushatë zgjedhore”.
XS
SM
MD
LG