Ndërlidhjet

Irak: Kleriku Moqtada al Sadr fton për ruajtje të qetësisë


Kleriku shiit, Moqtada al Sadr, i cili është kthyer befasisht në Irak pas një ekzili katër vjeçar në Iran, i ka ftuar ndjekësit e tij sot të ruajnë qetësinë.

Qindra njerëz janë mbledhur për të përshëndetur klerikun radikal me të arritur në Naxhaf.

Deri më tash Sadr nuk i ka shpjeguar arsyet e kthimit nga ekzili i vetë – imponuar. Kleriku gëzon një popullaritet të madh në mesin e shiitëve në Irak, posaçërisht në muajt që pasuan invazionin e Shteteve të Bashkuara më 2003.

Trupat e tij që mbanin emrin “Armata Mahdi” kanë luftuar me trupat amerikane në vitet e kaluara, por në gusht të 2008-ës, Sadr pezulloi të gjitha aktivitetet e kësaj armate.
XS
SM
MD
LG