Ndërlidhjet

Iran: Televizioni shtetëror mohon arrestimin e gruas amerikane



Televizioni shtetëror në Iran ka mohuar të enjten se rojat kufitare kanë arrestuar një grua amerikane, nën dyshimet për spiunazh.

“Kjo grua ka bërë përpjekje për të hyrë në vendin tonë ilegalisht, por është parandaluar”, ka cituar televizioni shtetëror Iranian një burim, pa dhënë detake të tjera.

Por, agjencia e lajmeve “Fars”, e cila nuk është tërësisht e lidhur me regjimin, ka raportuar gjatë ditës së rojat kufitare kanë arrestuar një grua amerikane, pasi kishte hyrë ilegalisht nga Armenia në Iran.

Në Iran gjenden të burgosur dy shtetas amerikanë, të arrestuar në vitin 2009. Edhe ata akuzohen për spiunazh.
XS
SM
MD
LG