Ndërlidhjet

Reagime kundër kërcënimit ndaj gazetarit Visar Duriqi



Unioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës kanë raportuar një kërcënim që i është bërë gazetarit Visar Duriqi nga ana e një afaristi.

Duriqi punon për të përditshmen “InfoPress” dhe sipas tij, kërcënimi ka ardhur pas tentimit të tij për një artikull në ndërlidhje me një tender dhe kompaninë e afaristit.

Të dyja asociacionet e kanë dënuar këtë akt si shkelje të lirisë së shprehjes dhe u kanë bërë thirrje organeve që të hetojnë rastin.
XS
SM
MD
LG