Ndërlidhjet

Papulas: Imigracioni ilegal është problem evropian



Presidenti i Greqisë Karolos Papulas deklaroi se imigrantët ilegalë, të cilët kohëve të fundit masovikisht po mbërrijnë në Greqi, janë problem evropian i cili duhet të zgjidhet bashkarisht.

Papulas gjithashtu i ka dërguar porosi të qartë Bashkimit Evropian dhe Turqisë që më me vendosmëri të përballen me problemin.

Papulas e ftoi Brukselin të zbatojë "politikë të integrimit", ndërsa Turqinë që vërtetë t'a kontrollojë kufirin e saj, dhe të zbatojë protokollin për kthimin e imigrantëve në vendet e origjinës.
XS
SM
MD
LG