Ndërlidhjet

SHBA: Pentagoni planifikon shkurtime në buxhetin ushtarak


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, i ka paraqitur planet për zvogëlim prej 78 miliardë dollarësh në buxhetin ushtarak, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ky shkurtim është pjesë e përpjekjeve të gjëra nga adminsitrata e presidentit Barak Obama, për ndaljen e deficitit në rritje të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Gejts tha se buxheti i propozuar për vitin fiskal 2012, do të arrijë 553 miliardë dollarë, që paraqet rritje modeste prej 3%, por buxhetet e ardhshme, ato në vitet 2015 dhe 2016, gradualisht do të kthehen në zero rritje reale.
XS
SM
MD
LG