Ndërlidhjet

Gjermani: Urdhërohet mbyllja e 4700 fermave për shkak të dioksinit


Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të më se 4700 fermave në Gjermani, në mënyrë që të mund të bëhet kontrolli i sigurisë, pas zbulimeve se ushqimi i kafshëve ishte i helmuar me dioksin.

Ministria e bujqësisë ka njoftuar se fermat do të mbeten të mbyllura derisa të përcaktohet se nuk janë të prekura nga helmimi me dioksin, që ishte ndërlidhur me zhvilimin e sëmundjes së kancerit te njerëzit.

Poashtu, Bashkimi Evropian, ka shpallur se një sasi e vezëve nga Gjermania, për të cilat ka dyshime se janë të helmuara me dioksin, kishte hyrë në Britani nëpërmjet të prodhimeve të procesuara, e të parapara për ushqim të njerëzve.

Megjithatë, zëdhënësi për shëndetësi i Komisionit Evropian, Frederik Vinsent, tha se aktualisht nuk ka dëshmi për rrezik serioz për shëndetin e njerëzve në lidhje me prodhimet.

Zyrtarët po zhvillojnë hetime të mëtejshme për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG