Ndërlidhjet

Mbahet mesha e Krishtlindjeve Ortodokse


Mitrovicë
Mitrovicë
Në një kishë në veri të Mitrovicës, mbrëmë është mbajtur mesha para Krishtlindjeve Ortodokse, të cilën e ka udhëhequr peshkopi Teodosije.

Ai me këtë rast dërgoi mesazhin që “të mbretëroj paqja dhe vullneti i mirë ndërmjet njerëzve”.

Në mesin e besimtarëve ortodoksë, ishin edhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, dhe ministri për Kosovën në këtë qeveri, Goran Bogdanoviq.

Zoti Gjeliq tha se “lufta jonë për Kosovën vazhdon dhe kjo është mbrëmje për pajtim, por edhe mbështetje për popullin tonë në Kosovë”.

Besimtarëve ortodoksë në Kosovë, Krishtlindjet Ortodokse, ua ka uruar ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
XS
SM
MD
LG