Ndërlidhjet

SHBA: Hokejistët e Rusisë, dëbohen nga aeroplani


Ekipi i juniorëve të Rusisë, që posa e fitoi titullin e kampionit botëror në hokej në akull, pritet që më vonë gjatë ditës të arrijnë në shtëpi, për festat e Krishtlindjeve Ortodokse, pasi një kompani amerikane e dëboi ekipin nga një fluturim i mëhershëm për dyshime për sjellje të “padisiplinuar”.

Komapnia Delta Air Lines tha se nga afro 30 anëtarë të ekipit të Rusisë, u kërkua që të largohen nga aeroplani në aeroportin Bufallo, Nju Jork, dje heret në mëngjes, për shkak të shqetësimeve të paraqitura nga ekupiazhi i aeroplanit, për sjelljen e tyre.

Parashihej që me këtë aeroplan ekipi rus të udhëtonte për në Atlantë (SHBA).

Ekipi rus, të mërkurën në mbrëmje, në Bufallo, triumfoi në kampionatin borëtor të juniorëve, pas fitores me rezultat 5:3, në ndeshjen dramatike kundër Kanadasë.

Në Shtetet e Bashkuara raportohet se festimet e ekipit përfshinin edhe pije alkoolike.

Të gjithë anëtarët e ekipit janë nën moshën 20 vjeçare, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, konsumimi i alkoolit u lejohet personave mbi moshën 21 vjeçare.

Drejtori ekzekutiv i Federatës ruse të hokejit në akull, Valery Fesyuk, tha se anëtarët e ekipit ishin “të mbingarkuar me emocione”, pas fitores për medaljen e artë dhe se ekipi kishte pasur vonesa gjatë arritjes në aeroport.
XS
SM
MD
LG