Ndërlidhjet

Palestinezët: Ushtarët izraelitë gabimisht e vranë një person


Zyrtarët e sigurisë palestineze, thonë se ushtarët izraelitë gabimisht kanë shtënë dhe e kanë vrarë një person 65 vjeçar, derisa po përpiqeshin ta arrestonin një militant të Hamasit në Bregun Perëndimor.

Ushtria e Izraelit nuk ka bërë komente të menjëhershme.

Zyrtarët palestinezë thanë se ushtarët izraelitë kishin ndërhyrë në qytetin Hebron, për të arrestuar gjashtë militantë të Hamasi, të cilët Autoriteti Pelstinez i kishte liruar nga burgu, një ditë më parë.

Ata ishin arrestuar prej muajit shtator, pas një sulmi kundër kolonëve izraelitë në këtë hapësirë.

Raportohet se personi 65 vjeçar ishte qëlluar për vdekje derisa ushtarët izraelitë po përpiqeshin ta arrestonin një militant të Hamasit, që banonte në të njejtën ndërtesë.
XS
SM
MD
LG