Ndërlidhjet

SHBA: H. Klinton u takua me veprimtarët nga Bjellorusia


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, është takuar me veprimtarë për të drejtat e njeriut nga Bjellorusia, për të diskutuar për zgjedhjet e fundit presidenciale në këtë shtet.

Këto zgjedhje janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Poashtu, është dënuar edhe ndërhyrja e regjimit të Bjellorusisë, kundër aktivistëve dhe liderëve politikë.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se Hillari Klinton është takuar në Uashington me “veprimtarët për të drejtat e njeriut të Bjellorusisë dhe ata bjelloruso-amerikanë, përfshirë edhe Irina Krasovskaja dhe Natalija Kolajda”.

Në njoftim theksohet se sekretarja Klinton “e ka dënuar zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi dhe goditjen kundër liderëve politikë dhe aktivistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe gazetarëve”.
XS
SM
MD
LG