Ndërlidhjet

SHBA: Ish oficeri i CIA-s u arrestua për rrjedhjen e informacioneve


Ish oficeri i agjencisë CIA, Xhefri Sterling, është arrestuar për rrjedhjen e sekreteve të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, qartazi në lidhshmëri me dhënien e informacioneve të fshehta për Iranin, te një reporter i Nju Jork Tajmsit.

Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara tha se ish oficeri Sterling, ishte i akuzuar në 10 pika të ndërlidhura me mbajtjen dhe zbulimin joadekut të informatave të sigurisë kombëtare.

Akuza nuk e specifikon se çfarë informacioni kishte rrjedhur e as që e indentifikon reporterin, por sipas raporteve, detajet e bëjnë të qartë se rasti është i ndërlidhur me reporterin e Nju Jork Tajmsit, Xhejms Rajsen, i cili në vitin 2006, e pat publikuar një libër, që përmbante detaje lidhur me aktivitetet e CIA-s, që e involvonin Iranin.

Avokati i ish oficerit të CIA-s, Xhefri Sterling, tha se zoti Sterling është “i pafajshëm” dhe se kjo do të dëshmohet në gjykatë.

Xhefri Sterling kishte punuar për CIA-n në periudhën 1993 – 2002.
XS
SM
MD
LG