Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja nuk e pranon ftesën e Iranit



Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, tha se Bashkimi Evropian nuk do ta pranojë ofertën e Iranit për të inspektuar uzinat bërthamore.

Ajo deklaroi se nuk e shikon negativisht ftesën e Teheranit, por shtoi se BE-ja nuk është përgjegjëse për inspektimin.

"Jemi shumë të qartë se inspektimi i uzinave bërthamore është detyrë e Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore. Ne e mirëpresim faktin se Irani është i interesuar që të vizitohenë këto uzina, po një gjë e tillë mbetet punë e ANEB-së", tha Eshton.

Komentet e Eshtonit u bënë gjatë vizitës së saj në Budapest ku u takua me minsitrin e jashtëm të Hungarisë, Janosh Martoni.

Ditë më parë Irani ftoi përfaqësues të disa vendeve që të vizitojnë uzinat bërthamore.
XS
SM
MD
LG