Ndërlidhjet

logo-print

Blater: Botërori 2022 mund të mbahet në dimër



Kryetari i Federatës Botërore të Futbollit, ka deklaruar se Kampionati Botëror 2022 mund të mbahet në dimër.

Kreu i FIFA-s, Sep Blater, tha se kjo mund të bëhet për shkak të temperaturave të larta në Katar në muajt e verës.

Blater i bëri këto komente në Doha, ku mori pjesë në kupën e Azisë, e cila u luajt në dimër.

Raportohet se ideja është mbështetur nga anëtari i komitetit të FIFA-s, Franc Bekenbauer, si dhe nga kryetari i UEFA-s, Mishel Platini.

Analistët theksojnë se ndryshimi i termineve të kampionatit mund t'i çrregullojë kampionatet kombëtare të futbollit në Evropë, por edhe në vende tjera të botës.
XS
SM
MD
LG