Ndërlidhjet

Sudan: Referendum për pavarësimin e jugut



Banorët e Sudanit jugor do të votojnë të dielën në referendum për shkëputjen nga veriu i vendit dhe pavarësimi prej tij.

Analistët pohojnë se referendumi mund ta ndajë vendin më të madh afrikan në pjesën myslimane dhe atë të krishterë.

Në listat e votuesve janë rreth 3.9 milionë qytetarë, kryesisht nga Sudani jugor, por edhe pjesëtarët e pakicave nga veriu i vendit dhe diaspora.

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, gjatë një vizite në jug të vendit, ka thënë se ai "personalisht do të jetë shumë i pikëlluar nëse Sudani ndahet", por do ta respektojë vendimin e votuesve.

Të paktën 60 përqind e votuesve duhet të dalin në referendum në mënyrë që ai të jetë i vlefshëm.

Rajoni i Sudanit jugor është shkatërruar nga lufta qytetare tridhjetë vjeçare.

Sipas marrëveshjes paqësore të vitit 2005, në pjesën jugore, e cila ka autonomi të gjerë, sundon ish grupi kryengritës, i cili ka marrë miliarda dollarë nga donatorët, dhe gjithashtu i mbledh të ardhurat nga nafta.
XS
SM
MD
LG