Ndërlidhjet

Hungaria e gatshme të ndryshojë ligjin për mediat



Kryeministri i Hungarisë tha se dëshiron t'i zbutë tensionet politike të shkaktuara nga ligji i diskutueshëm mbi mediat.

Viktor Orban tha se Hungaria do ta amendojë ligjin e saj për mediat nëse Evropa e këtkon këtë, por "pa presione, pa fushata".

Orban i bëri këto komente në Budapest në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso, i cili e mirëpriti zotimin e kryeministrit hungarez.

Kritikët thonë se ligji, i cili hyri në fuqi në 1 janar, është përpjekje për të ndërhyrë në mediat dhe kthim në gazetarinë e stilit sovjetik.
XS
SM
MD
LG