Ndërlidhjet

logo-print

Obama miraton buxhetin ushtarak, kërkon mbylljen e Guantanamos


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka nënshkruar ligjin mbi buxhetin ushtarak për 2011-ën, por ai ka përsëritur vendosmërinë për të mbyllur burgun në Guantanamo, pavarësisht nga dispozitat e ligjit që e parandalojnë atë.

Pas disa muajsh negociata, të dyja dhomat e Kongresit kanë kaluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ligjin, i cili parasheh një buxhet ushtarak prej 725.9 miliardë dollarësh.

Megjithatë, ligji përmban një dispozitë, e cila “ndalon përdorimin e fondeve të Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin apo modifikimin e vendeve në SHBA për të burgosurit e transferuar nga qendra e paraburgimit në Guantanamo”.

Ligji po ashtu pengon Pentagonin për të financuar “transferimin, lirimin ose ofrimin e ndihmës në SHBA për të burgosurit nga Guantanamo”.

Gjithashtu ndalon edhe transferimin e të burgosurve në vendet ku ishin transferuar të burgosurit e dikurshëm nga kjo bazë ushtarake në Kubë.

Rreth 170 veta qëndrojnë në paraburgim në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG