Ndërlidhjet

Rusia ratifikon paktin e energjisë bërthamore me Japoninë


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka ratifikuar një pakt civil të energjisë bërthamore me Japoninë. Marrëveshja lejon transferimin e teknologjisë japoneze në Rusi dhe shitjen e uraniumit rus në Japoni.

Pakti ishte miratuar nga të dy dhomat e Parlamentit rus në dhjetorin e kaluar, ndërsa ishte në pritje të ratifikimit presidencial për të hyrë në fuqi.

Japonia thuhet se është në kërkim të tregjeve të reja për eksport të teknologjive të infrastrukturës, përfshirë dhe termocentralet.
XS
SM
MD
LG