Ndërlidhjet

Vestervelle arrin në Pakistan


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, ka arritur në Pakistan për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e sigurisë në kufirin afgano-pakistanez.

Diplomati gjerman do të takojë zyrtarë të lartë të Pakistanit, si dhe do të inspektojë projektet e Gjermanisë për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve të vitit të kaluar në këtë vend.

Vestervelle raportohet të ketë ateruar në qytetin lindor të Lahores për shkak të mjegullës në Islamabad. Drejt kryeqytetit ai do të niset gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG