Ndërlidhjet

Dalglish zëvendëson Hoxhsonin


Shef i ri i shtabit teknik të klubit të futbollit Liverpul është emëruar ish-futbollisti dhe trajneri Keni Dalglish, që ka zëvendësuar Roj Hoxhsonin e shkarkuar.

Ish-kampioni i shumëfishtë i Anglisë dhe Evropës, që aktualisht po përjeton krizë të rezultateve, ka kumtuar se në interesin e të dy palëve është arritur marrëveshja që Hoxhson të braktisë funksionin e shefit të shtabit teknik.

Keni Dalglish me Liverpulin ka fituar tituj si futbollist dhe trajner. Ai do t’i prijë ekipit nesër në takimin e vlefshëm për kupën e Federatës Angleze kundër Mançester Junajtedit.
XS
SM
MD
LG